Në pritje të qeverisë së re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS në 11 Shtator

Në pritje të qeverisë së re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS në 11 Shtator

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten e 11 shtatorit 2025. A2 CNN ka zbardhur agjendën e mbledhjes e cila do të nisë në orën 09.30 me fjalën hapëse të kryeministrit Edi Rama. “Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite: 1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës 2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA 3. Mendime, pyetje dhe diskutime 4. Të ndryshme Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë”, thuhet në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi. Kujtojmë që në mbledhjen e Asamblesë...