Kina i tregon muskujt SHBA-ve, presidenti kinez ndjek paradën ushtarake i shoqëruar nga Putin dhe Kim Jong Un

Kina i tregon muskujt SHBA-ve, presidenti kinez ndjek paradën ushtarake i shoqëruar nga Putin dhe Kim Jong Un

Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor. Parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake, duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake. China unveils advanced drones in V-Day military parade. #VDayParade https://t.co/zVq8FjmmkL pic.twitter.com/VOi3Jvb62x — China Daily (@ChinaDaily) September 3, 2025 Në fjalimin e tij hyrës në paradën ushtarake, Xi tha se vendi i tij bën gjithmonë zgjedhjen e duhur. “Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes ose luftës, dialogut ose konfrontimit, fitores së përbashkët ose rezultatit zero. Populli kinez qëndron me vendosmëri në...