Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Irena Gjoka vendos për Metën, do të shpallë nëse dosja kalon apo jo për gjykim
Fati i ish-çiftit politik meta-Kryemadhi është në dorën e gjyqtares Irena Gjoka. Emri i saj është caktuar përmes shortit të hedhur në gjykatë. Bëhet fjalë për dosjen e ish-presidentit Meta, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Meta besohet se ka shkelur ligjin në cështjen “CEZ / DIA” dhe tek lobingu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse kjo dosje do të kalojë apo jo për gjykim. Të pandehur për këtë cështje janë marrë edhe Monika Kryemadhi, e ëma e saj, bashkëpuntorja e tyre Ema Çoku si dhe biznesmeni Pirro Xhixho. Gjyqtarja Irena Gjoka është e njëjta që la në “arrest shtëpie” për afro një vit ish-kryeministrin Berisha. Njëherazi ajo gjykon edhe dosjen “Gërdeci”./vizionplus.tv