Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll akuza gjyqtarëve: Duan të shkaktojnë dëme të tmerrshme

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll akuza gjyqtarëve: Duan të shkaktojnë dëme të tmerrshme

Kryeministri spanjoll, i cili drejton një koalicion të paralizuar, pretendon se çështja e korrupsionit kundër gruas së tij, Begoña Gómez, dhe vëllait të tij është e pabazë. Kryeministri i Spanjës ka akuzuar gjyqtarët që po hetojnë gruan dhe vëllanë e tij se “po merren me politikë” dhe “nuk po zbatojnë ligjin”. Pedro Sánchez gjendet nën presion për shkak të çështjeve të korrupsionit ndaj rrethit të tij të ngushtë, përfshirë gruan e tij, Begoña Gómez, dhe vëllain, David Sánchez. “Që ka gjyqtarë që merren me politikë dhe politikanë që përpiqen të administrojnë drejtësinë, nuk ka dyshim”, tha Sánchez, lideri socialist, gjatë një interviste për televizionin publik TVE, kur u pyet për këto çështje. “Fatmirësisht është një pakicë, por ekziston dhe shkakton dëme të tmerrshme, dëme të...