Tjetër aksident në autostradën Lushnjë-Fier, makina përmbyset në Vajkan

Tjetër aksident në autostradën Lushnjë-Fier, makina përmbyset në Vajkan

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në zonën e quajtur “Vajkan”. Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve që kalonin në atë moment. Në mjet ndodheshin tre persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Ata kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit mbi automjetin.