I nxehti ekstrem mund t’ju plakë sa pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i alkoolit

I nxehti ekstrem mund t’ju plakë sa pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i alkoolit

Ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po përshpejton procesin e plakjes tek njerëzit, me pasoja të ngjashme me duhanin, alkoolin, ushqyerjen e dobët apo mungesën e aktivitetit fizik, paralajmëron një studim i publikuar në Nature Climate Change.Shkencëtarët thonë se temperaturat ekstreme, të rritura nga kriza klimatike, mund të shkaktojnë dëme afatgjata për shëndetin e miliarda njerëzve.Studimi, që ekspertët e quajnë një “ndryshim paradigme” në kuptimin e ndikimit të nxehtësisë mbi organizmin, shkon përtej të dhënave tashmë të njohura për rritjen e vdekjeve të parakohshme gjatë valëve të të nxehtit. Për herë të parë analizohet ndikimi afatgjatë në plakjen biologjike, një tregues i përgjithshëm i shëndetit.Studiuesit vëzhguan 25,000 persona në Tajvan për 15 vjet, duke krahasuar ekspozimin ndaj valëve të të nxehtit me moshën...