Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rritja ekonomike në Eurozonë mbeti e ngadaltë në gusht
Ekonomia e Eurozonës vijoi të zgjerohej me ritme shumë të ngadalta në gusht, pasi rritja e dobët e sektorit të shërbimeve zbehu përmirësimin e prodhimit në industri, megjithëse u shënua rritja e parë e përgjithshme e porosive të reja që prej majit të vitit të kaluar, tregoi të mërkurën një anketë.Indeksi i Përbashkët i Blerësve të HCOB për Eurozonën (PMI), i përpiluar nga S&P Global, u rrit lehtë në 51.0 në gusht nga 50.9 në korrik, duke arritur nivelin më të lartë 12-mujor, por gjithsesi duke treguar rritje vetëm modeste. Kufiri 50.0 ndan zgjerimin nga tkurrja.Porositë e reja në të gjithë ekonominë u rritën për herë të parë që nga maji i vitit të kaluar, edhe pse në mënyrë të lehtë, teksa kërkesa e brendshme...