Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP
Pesë kompani të shërbimit të internetit në Shqipëri janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) lidhur me tenderin e shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për ofrimin e shërbimit të internetit dhe intranetit për organet e qeverisjes qendrore. Tenderi, me fond limit 5 milionë euro, parashikon që shërbimi të shpërndahet mes katër kompanive fituese. Por, siç evidentohet në dokumentacion, operatorët më të mëdhenj në treg pretendojnë se ka gabime të mëdha në raportin mes fondit limit dhe kërkesave teknike, duke theksuar se me këtë çmim nuk mund të ofrohet shërbimi në kapacitetin e kërkuar. Në thelb, kompanitë kërkojnë rritjen e fondit limit, duke marrë si referencë tenderin e mëparshëm, i cili kishte një vlerë disa herë më të madhe. Kompani ankuese janë: One Albania, MC...