Nuk është vetëm egoja, por edhe disa gjëra të tjera që çalojnë te Barcelona e Flick

Nuk është vetëm egoja, por edhe disa gjëra të tjera që çalojnë te Barcelona e Flick

Barcelona e ka filluar kampionatin më keq se sa pritej. Statistikisht, 7 pikë në 3 ndeshje nuk duken keq, por loja nuk ka bindur. Në Mallorca ndeshja u lehtësua nga përjashtimet e dy lojtarëve kundërshtarë; ndaj Levantes pjesa e parë ishte e dobët; edhe ndaj Rayo pati shumë mangësi. Pa Joan García në portë, Barcelona do të kishte humbur në Vallecano. Trajneri Flick ka shprehur pakënaqësi, duke kritikuar egoizmin e lojtarëve dhe mungesën e angazhimit në pjesën e dytë në Mallorca. Mbrojtja ka vuajtur. Mungesa e Iñigo Martínez është ndjerë, sidomos për ndikimin mbi lojtarët e rinj. Araujo dhe Cubarsí kanë gabuar disa herë, ndërsa Koundé ka humbur vendin e titullarit karshi Eric García. Flick ndryshoi qendërmbrojtësit në Vallecas, por gabimet vazhduan, si lejimi i Fran...