Kërcënimi vjen prej Lewandowskit, nuk duhet të ndihen të sigurt as CR7 dhe Messi

Kërcënimi vjen prej Lewandowskit, nuk duhet të ndihen të sigurt as CR7 dhe Messi

3 Shtator 2025 13:00 Alfred Lleshi Gara për të qenë golashënuesi më i madh i historisë vazhdon mes CR7 dhe Leo Messit, por një “i tretë” po iu afrohet; Lewandowski. Polaku, 37 vjeç, shënoi 42 gola sezonin e fundit me Barcelonën dhe nuk jep shenja rënieje. Aktualisht është golashënuesi i 7-të më i mirë në historinë e ndeshjeve zyrtare, me 635 gola në klube dhe 85 gola në 160 ndeshje me Poloninë, duke arritur në total 720 gola (sipas Transfermarkt). Objektivat e tij të radhës janë Puskás (760 gola/746 ndeshje) dhe Romário (761/963). Më pas, rruga do ta çonte drejt Pelé (770) dhe Bican (805). Për këtë, Lewy duhet të shënojë mbi 100 gola të tjerë. Cristiano Ronaldo, 3 vite e gjysmë më i madh,...