Messi surprizon me çantën ekskluzive 100 mijë USD, zbarkon si “model” në përgatitjet e Argjentinës

Messi surprizon me çantën ekskluzive 100 mijë USD, zbarkon si “model” në përgatitjet e Argjentinës

3 Shtator 2025 13:13 Alfred Lleshi Lionel Messi ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm për lojën e tij në fushë, por edhe stilin. Në grumbullimin e fundit me Argjentinën, ai u shfaq me një çantë ekskluzive “Cargo Hac Birkin”, të markës “Hermès”, e cila kushton rreth 60 mijë dollar. Duke qenë jashtë katalogut, sot mund të arrijë deri në 100 mijë dollarë. Fansat vërejnë se Messi po bëhet gjithnjë e më i lidhur me modën, diçka që i atribuohet edhe Antonella Roccuzzos, e cila shpesh e këshillon për veshjet. Ky aksesor e afron yllin argjentinas me figura të tjera që diktojnë trende, si Victoria Beckham, e njohur për pasionin ndaj “Hermès”. Ajo është bashkëshortja e David Beckham, partner i Messit tek Inter Miami. Ylli argjentinas po...