Raporti i Eurostat për pagat, Berisha: Me këto çmime do plasë morri në të katërta anët

Raporti i Eurostat për pagat, Berisha: Me këto çmime do plasë morri në të katërta anët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për gjendjen ekonomike të vendit, pra raportin pagë me çmimet në treg. Fillimisht u shpreh se raporti i bërë prej Eurostat që liston Shqipërinë si vendet në Evropë me pagë më të ulët, Berisha u shpreh se pikërisht të dhënat e statistikave të BE-së “damkos ekipin drejtues të narkoshtetit shqiptar”. Sulme pati dhe për drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. “Eurostat jep lajmin damkosës për ekipin drejtues të narkoshtetit shqiptar. Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale të qytetarëve shqiptarë. Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur...