Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Java e Bibliotekës në Kosovë 2025 – Tradita dhe inovacioni në shërbim të dijes
Nga 6 deri më 12 tetor 2025, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hap dyert për edicionin e njëzet e dytë të Javës së Bibliotekës në Kosovë, me temën: Biblioteka mes traditës dhe inovacionit. Kjo ngjarje tashmë tradicionale, e kthen librin, kulturën dhe bibliotekën në qendër të vëmendjes publike. Këtë vit, aktiviteti vjen me një koncept të ri, duke vënë theksin te roli i bibliotekës si urë lidhëse mes trashëgimisë kulturore dhe zhvillimeve moderne. Përmes programit ndërkombëtar, ngjarja sjell përfaqësues të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë, Maqedonisë së Veriut si dhe prezantimin e veçantë të bibliotekës personale të profesorit Karl Kaser, transmeton KultPlus. Java e Bibliotekës do të ofrojë një mori aktivitetesh të hapura për publikun si: Sesione shkencore dhe panele diskutimi, ku ekspertë të fushës do të...