Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bëri ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Pojanit, AMP arreston një person, merr nën akuzë efektivin
Tropojë- Një person i akuzuar për ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur u arrestua nga Agjencia e Mbrojtjes Policore, kurse nën hetim u morën një efektiv policie dhe specialisti i Pyjeve. AMP e Rajonit Kukës-Dibër konfirmoi sot (3 shtator) se ka referuar dosjen për hetime në Prokurorinë Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H., për të njëjtën akuzë. Kurse në flagrancë u arrestua E. B., banues në qytetin e Durrësit, i dyshuar për veprën penale “ndërtim i paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura. Nga hetimet deritanishme rezulton se me veprime...