Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Nuk do të shpikim rrotën”, Balluku: Reforma hyn në fazën e dytë, Operatori Kombëtar i ujit do të na çojë në një nivel tjetër
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, nënvizoi nevojën për reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit. Ajo tha se faza e parë e reformës është përmbyllur dhe tani qeveria është para një përgjegjësie të re. Faza e dytë e reformës konsiston në krijimin e Operatorit të Ujit, një strukturë që do të sigurojë menaxhim më të qartë, furnizim cilësor dhe adresim të problematikave nga thelbi, duke aplikuar modelin e suksesshëm të energjisë në sektorin e ujësjellësit. Balluku: Në vitin 2021 nisëm një reformë të thellë. Qëllimi dhe përmbajtja e fazës së parë është përmbyllur duke na...