Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentoi të vriste një person, arrestohet autori në Podujevë
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet për vrasje në tentativë kundrejt një personi. Sipas raportit të policisë, arsyet mbeten akoma të panjohura. Bëhet me dije se viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në emergjencën e Podujevës dhe më pas është dërguar në QKUK. I dyshuari pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit, është dërguar në paraburgim.