Krijohet Operatori Kombëtar i Ujit, gati faza e dytë e reformës, plan masash për abuzimet

Krijohet Operatori Kombëtar i Ujit, gati faza e dytë e reformës, plan masash për abuzimet

Qeveria synon të krijojë një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit i cili synon të transformojë sektorin duke qendërzuar menaxhimin e kompanive në një skemë të ngjashme siç funksionon sot sektori i energjisë.Në fjalën e tij të mbajtur gjatë prezantimit të kësaj nisme Kryeministri Edi Rama tha se kjo është faza e dytë e reformës që nisi në vitin 2021 për agregimin e 58 shoqërive në 15 të tilla.“Një hap i rëndësishëm që do të hedhim së shpejti lidhet me krijimin e Operatorit Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit. Sektori i ujit është një sektor që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Kemi bërë në këto vite investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit, por tanimë jemi të bindur, duke parë edhe...