Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetimet/ Vrasja e Artur Bashimit “kushtoi” 15 mijë Euro, arrestohet ekzekutori grek
Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, krim i ndodhur më 18 gusht në Agios Panteleimonas, ka çuar në arrestimin e një të riu grek. 27-vjeçari, përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15.000 euro. I riu grek ka dëshuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eleminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një tjetër 27-vjeçar grek, por ende nuk dihet roli i tij në krim. Urdhri për ekzekutimin raportohet se u dha nga brenda burgut nga kreu i një mafie shqiptare. Sipas medias greke, vrasja ishte një mesazh për vëllain e viktimës, i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në rrjetet kriminale....