“Harxho, shpërdoro e dridh zinxhirin”, Rama kritika për menaxhimin e Ujësjellësit të Vlorës: Situatë e papranueshme

“Harxho, shpërdoro e dridh zinxhirin”, Rama kritika për menaxhimin e Ujësjellësit të Vlorës: Situatë e papranueshme

Kryeministri Edi Rama kritikoi mënyrën e menaxhimit të Ujësjellësit të Vlorës duke e cilësuar si të frikshme. Sipas tij, në vitin 2020, borxhet e akumuluara arritën në 13.6 miliardë euro. “Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papëregjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qënë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe. Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri...