Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bashkëpunëtor në kultivimin e mijëra bimëve narkotike, pranga 38-vjeçarit në Malësinë e Madhe
Është arrestuar një 38-vjeçar në Malësinë e Madhe. Në pranga ra shtetasi me iniciale V.M., i dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi: I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: V. M., 38 vjeç, banues në fshatin...