EMRI – Arrestohet në Malin e Zi 31- vjeçari në kërkim, do të ekstradohet drejt Shqipërisë…

EMRI – Arrestohet në Malin e Zi 31- vjeçari në kërkim, do të ekstradohet drejt Shqipërisë…

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar: Magiljan Deda, 31 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi Magiljan Deda, ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin...