Miliona dollarë të padeklaruara, kontrata të errëta dhe lobimi në SHBA, Sali Berishës gati t’i shpërthejë një tjetër…

Miliona dollarë të padeklaruara, kontrata të errëta dhe lobimi në SHBA, Sali Berishës gati t’i shpërthejë një tjetër…

Rigels Seliman Një re e zezë, e rëndë dhe e dendur po grumbullohet mbi horizontin politik të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur një tjetër front hetimor që pritet të tronditë themelet e Partisë Demokratike. Në qendër të kësaj furtune gjenden kontrata lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri për llogari të Berishës dhe PD-së, të cilat nuk janë thjesht dokumente të zakonshme, por fletë që mbajnë erën e korrupsionit dhe dyshimin e pastrimit të parave në shifra marramendëse. Tre kontrata të errëta janë në lojë: njëra prej 6 milionësh e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, një e dytë për një avokat që do të mbrojë Berishën në gjykatat amerikane sa i takon heqjes...