Shën Petërsburgu, qyteti që u bë mbi varret e 30 mijë punëtorëve që vdiqën duke e ndërtuar

Shën Petërsburgu, qyteti që u bë mbi varret e 30 mijë punëtorëve që vdiqën duke e ndërtuar

Historia e qytetit të famshëm, ndërtuar nga Pjetri i Madh i Rusisë, i cili, që të rivalizonte qytetet më të zhvilluara të Perëndimit, ftoi aty me qindra arkitektë italianë e holandez. Si u ndërtua metropoli i madh rus mbi kënetën në bregun e Detit Baltik, ku u bënë “ kurbanë “ mbi 30 mijë punëtorë, të cilët u varrosën në themelet e qytetit. Të fshehtat e mrekullisë arkitekturor ruse, që mirëpret me miliona turistë në vit nga e gjithë bota.  Shën Petërsburgu, ose siç njihej ndryshe në epokën e ish-Bashkimit Sovjetik me emrin Leningrad, është një nga qytetet më të njohura, i cili, për nga modeli arkitekturorë, cilësohet si Venecia ose Amsterdami i Lindjes. Qyteti madhështor i Rusisë perandorake filloi të ndërtohej më 27 Maj...