Interesante: Franz Kafka novelën e gjatë “Vendimi” e shkroi brenda një natë të vetme

Interesante: Franz Kafka novelën e gjatë “Vendimi” e shkroi brenda një natë të vetme

Franz Kafka Nga Milan Kundera Franz Kafka, sipas asaj që ka thënë vetë, e ka shkruar novelën e gjatë Vendimi në një natë të vetme, pa ndërprerje medemek me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e lënë veten të kaplohet nga një fantazi po kaq e jashtëzakonshme. Shpejtësia, e cila u bë më vonë metodë programatike për surrealistët (“shkrimi automatik”), duke lejuar të çlirohej subkoshienca prej kontrollit të arsyes dhe të shpërthente imagjinata, ka luajtur për Kafkën pothuajse të njëjtin rol. Imagjinata kafkiane, e zgjuar prej kësaj “shpejtësie metodike”, ngarend si një lumë, lumë ëndrre që nuk gjen prehje veçse në fund të një kapitulli. Kjo dalldisje e gjatë e imagjinatës pasqyrohet tek veçoria e sintaksës: në romanet e Kafkës ka thuajse një mungesë të dy...