Zbardhet vrasja e Artur Bashimit në Athinë, në pranga greku/ Çfarë deklaroi në polici: Nuk e njihja porositësin, më dha 15 mijë euro

Zbardhet vrasja e Artur Bashimit në Athinë, në pranga greku/ Çfarë deklaroi në polici: Nuk e njihja porositësin, më dha 15 mijë euro

Policia greke ka arritur të zbardhë vrasjen e 47-vjecarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit në Agio Pantaleimona të Athinës. Në prangat e policisë greke ka rënë një grek 27-vjecar, i cili rezulton përdorues droge. Siç deklaroi ky i fundit, vrasjen e kreu kundrejt shpërblimit 15.000 euro. Para hetuesve ai tha se nuk e njihte porositësin dhe as e dinte arsyen pse duhet të ekzekutonte Bashimin, por vetëm se urdhri për vrasjen ishte dhënë nga burgu. Viktima u qëllua me armë në rrugën “Mihail Boda 200” në lagjen “Agio Pantaleimona” në 18 gusht. Autori i vrasjes ishte i veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motorçiklete dhe doreza në mënyrë që të mos linte gjurmë. Ai iu afrua 47-vjeçarit dhe e qëlloi...