Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘KAYO, inceneratori i radhës i Ramës’/ Logu ngre alarmin për një aferë të re të qeverisë: SPAK duhet ta hetojë
Zëvendësdrejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Besart Logu, në një lidhje live për “Kafe Shqeto” ka paralajmëruar se projekti i ri i qeverisë, i promovuar si “Made in Albania”, në fakt është një projekt i “Made in Edi Rama”. Ai e cilëson këtë si një punë tipike të kryeministrit, ku pas zhurmës së madhe fshihet një incenerator i radhës, që do të kushtojë shumë buxhetit të shtetit dhe do të sjellë pasoja të rënda për interesat kombëtare. Logu thekson se në këtë skemë përfshihet edhe një shtetas izraelit, i cili ka lidhje me episode korrupsioni dhe që përdoret nga Rama për të lobuar interesa të dyshimta, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë si SHBA. Ai paralajmëron se Shqipëria mund të futet...