Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Hidhet shorti në GJKKO, pas Berishës, Irena Gjoka ka në dorë dhe ‘fatin’ e Metës
irena gjoka TIRANË- Gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Pas shortit të hedhur në GJKKO, Gjoka është caktuar gjyqtare për dosjen e Metës, i cili ndodhet pas hekurave, me disa akuza në ngarkim të tij, përfshirë korrupsionin dhe fshehjen e pasurisë. Gjoka ka qenë gjithashtu gjyqtare paraprake në dosjen Partizani, ndërsa vazhdimisht ka qenë e sulmuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe me disa kërkesa zyrtare ka kërkuar largimin e saj nga çështja, për konflikt interesi. Gjoka do të vlerësojë nëse akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ish-presidentit janë apo jo të ligjshme. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion,...