Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacion i madh nga policia greke për kontrabandë benzinë në mbarë vendin, 15 në pranga
Policia speciale greke po kryen një operacion të madh kundër kontrabandës në stacionet e karburantit në të gjithë Greqinë. Oficerët e policisë kundër Krimit të Organizuar kryen operacione në stacionet e karburantit dhe zonat e magazinimit të karburantit në Atikë, Selanik, Artë, Trikala, Larisa, Katerini, Volos dhe Lakonia. Sipas informacioneve, policia ka kryer tashmë 15 arrestime. Të arrestuarit pritet të akuzohen për kontrabandë karburanti , evazion fiskal dhe mashtrim të shoferëve duke i mbushur makinat e tyre me më pak karburant nga sa ishte treguar në pompa. Sipas të njëjtit informacion, në disa nga stacionet e benzinës të inspektuara u gjet softuer që ndërhynte në sistemet e hyrjes-daljes.