Vrasja e Artur Bashimit në Greqi, kapet ekzekutori 27-vjeçar: U pagova 15 mijë euro! Urdhri erdhi nga burgu

Vrasja e Artur Bashimit në Greqi, kapet ekzekutori 27-vjeçar: U pagova 15 mijë euro! Urdhri erdhi nga burgu

Autoritetet greke kanë arrestuar një 27-vjeçar i dyshuar si vrasësi i shqiptarit Artur Bashimi, ngjarje e ndodhur më 18 gusht 2025 në lagjen Agios Panteleimonas të Greqisë. Mediat greke kanë bërë me dije se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije për mediat, ka pranuar autorësinë përpara hetuesve duke treguar se për eleminimin e 47-vjeçarit shqiptar, është paguar 15.000 euro. Ekzekutori tregon se nuk ka dijeni se kush është porositësi dhe as arsyet që ka dashur të vrasë Artur Bashimin, por tregon se urdhëri ka ardhur nga brenda burgjeve të Greqisë. Autori i vrasjes nuk është një personazh i panjohur për policinë greke pasi njihet si një përdorues i rregullt i lëndëve narkotike. Vrasja e 47-vjeçarit Artur Bashimi ka ndodhur rreth pasdites...