Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Rama ndan pamjet: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë të vallëzimeve të bukura të natyrës, teksa vëzhgimi i shpendëve po bëhet një prej aktiviteteve më të dashura të turizmit të zonave të mbrojtura”, shkruan Rama. Shqipëria ka rritur ndjeshëm vitet e fundit numrin e vizitorëve në zonat e mbrojtura, ku turizmi natyror dhe veçanërisht vëzhgimi i shpendëve po kthehet në një atraksion të veçantë për turistët vendas e të huaj./Marrë nga ATSH