Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Vrasja e shqiptarit ‘kushtoi’ 15.000 euro, arrestohet autori – Kush është 27-vjeçari grek dhe çfarë dëshmoi
Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, krim i ndodhur më 18 gusht në Agios Panteleimonas, ka çuar në arrestimin e një të riu grek. 27-vjeçari, përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15.000 euro. I riu grek ka dëshuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eleminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve. Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë. Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motor, iu afrua dhe qëlloi viktimën. Gjatë autopsisë së kryer në vendin e ngjarjes, u gjetën një fishek arme zjarri dhe një...