Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Kryeministri Rama në limitet e një vepre penale, kërkon të frenojë disa gjyqtarë…

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Kryeministri Rama në limitet e një vepre penale, kërkon të frenojë disa gjyqtarë…

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova është shprehur se me deklaratat ndaj gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama është në limitet e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Trenovës, përmes Vetingut qeveria monopolizoi dhe politizoi gjyqtarët dhe prokurorët, por tani që ky proces ka përfunduar, disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë nisur të tregojë pavarësi. Trenova thotë se Rama kërkon ta frenojë këtë gjë që në hapat e para. “Ky sulm që bën kryeministri ndaj personave në sistemin gjyqësor, duhet parë edhe në një këndvështrim historik. Ka një backround pse kemi ardhur te ky sulm. Sistemi gjyqësor nga çdo kryeministër, në veçanti edhe nga Rama, konsiderohet në konceptin e tij që duhet t’i shërbejë atij, s’duhet të jetë kundër atij, dhe duhet të jetë në sinkron...