Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga nxjerrja e sekretit shtetëror te lotot sportive, ish-zyrtari i SHISH dhe djali i tij merren të pandehur, si ranë…
Një ish-funksionar i lartë i shërbimit sekret shqiptar është marrë i pandehur nga Prokuroria për të paktën 3 akuza. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Sh., ish-drejtor i SHISH, dega Berat, ndërkohë që i pandehur është marrë edhe djali i tij, me iniciale P.SH. Ndaj tyre Prokuroria e Beratit ka ngritur akuzat nga nxjerrja e sekretit shtetëror te organizimi i lotove sportive dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve. Gjithçka nisi pas zbulimit se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi Pandeli Shulla, po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino. Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një...