Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Testamenti i ri” dhe “Kërkohet një tenor” këtë shtator në skenën teatrore
Shtatori sjell dy komedi, që do të shfaqen për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. “Testamenti i ri” me regji nga Violeta Trebicka do të jetë në skenë në datat 10,11, 12 dhe 13 shtator dhe më tej është komedia “Kërkohet një tenor” me regji nga Armand Bora në datat 18, 19, 20 dhe 21 shtator, ndërsa vijon edhe në datat 25, 26, 27 dhe 28 shtator. “Testamenti i ri” që shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Bylis” rikthehet këtë shtator në skenën e TK-së te “ArTurbina” në Tiranë. Historia e një testamenti të harruar shërben si pretekst për të zbuluar problemet e thella në çift. Një martesë e bazuar në shtirje, keqkuptime, gënjeshtra dhe tradhti. Pas situatave sa komike aq edhe njerëzore...