Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shifra të çmendura, klubet e Premier League shpenzojnë mbi 3 miliard paund, kryeson Liverpuli e Siti
Adriatik BALLA Kampionati anglez dominon skenën e futbollit botëror për klube. Kjo nuk është rastësore, pasi prej vitesh futbolli anglez është më cilësor e më tërheqës krahasuar me kampionatet e tjera në Europë dhe klubet angleze po dominojnë me prezencën e tyre në Champions, me 6 ekipe, krahasuar me 4 ose maksimumi 5 që kanë vendet e tjera të mëdha. Pra futbolli anglez është pararendës i transformimeve të mëdha dhe nuk është gjithashtu rastësi që gjeneron më shumë të ardhura dhe dominon skenën e transferimeve në treg. Sipas të dhënave të fundit, klubet e Premier League kanë thyer çdo rekord historik në shpenzimet e merkatos së verës, duke kaluar shifrën 3 miliardë paund, shumë më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 2.4 miliardë paund...