Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Shqipërinë nuk e rregullon makiazhi, po flasim për një gjendje në vdekje klinike.
Brisida Shehaj paraqiti një panoramë shqetësuese për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri. Ajo thekson se sistemi i incenerimit dhe landfill-ëve është i kapur nga interesa të ngushta, me disa individë që kontrollojnë gjithë procesin, ndërsa qeveria nuk ka një strategji të qartë dhe efektive Sipas Shehajt, mungesa e transparencës, problemet ligjore dhe administrimi i dobët po bëjnë që ky sektor jetik të mos prodhojë asnjë përmirësim real në trajtimin e mbetjeve, përkundrazi, po rritet korrupsioni dhe pasiguria financiare. Ekspertja paralajmëron se pa një ndryshim thelbësor në mentalitetin dhe politikat shtetërore, Shqipëria do të vazhdojë të përballet me kriza të thella mjedisore dhe financiare në këtë fushë. Pjesë nga deklarata: Pjesa e incenerimit ka filluar që në 2014, me atë shpalljen e emergjencës së famshme. Elbasani, Fieri,...