Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u mbajt pasditen e së martës, rreth orës 16:00 me orën lokale, në një seancë me dyer të mbyllura. Dumani u prit nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Vetë institucioni amerikan e konfirmoi takimin në agjendën zyrtare ditore, duke i dhënë rëndësi të veçantë. Vizita e Dumanit në Uashington vjen në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë...