Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kolesteroli i keq, është zbuluar një antitrup që ul rrezikun e goditjes në tru dhe infarktit
Kolesteroli i ashtuquajtur i keq, tipi LDL (lipoproteinat me dendësi të ulët), i cili transporton kolesterolin nga mëlçia drejt indeve të trupit, kur është i pranishëm në sasi të tepërt, priret të depozitohet në muret e arterieve duke shkaktuar bllokime që rrezikojnë të çojnë në sëmundje kardiovaskulare siç janë iktusi (goditje ne tru) dhe infarkti. Një zbulim i ri i realizuar nga një ekip italian duket se mund të revolucionarizojë luftën kundër kolesterolit të keq. Ky studim u zhvillua nga Azienda Ospedaliera Ordine Mauriziano e Torinos dhe u prezantua në ESC të Madridit, një kongres prestigjioz ndërkombëtar i kardiologjisë, ku morën pjesë mbi 40 mijë specialistë nga e gjithë bota. Studiuesit zbuluan ekzistencën e një antitrupi monoklonal të aftë për të ulur kolesterolin e keq...