Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

Më 4 shator në orën 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e PD për certifikimin e  rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Të hënën PD ankimoi vendimin e Komisionit Rregullator, duke kërkuar rrëzimin e vendim që certifikon rezultatin e zgjedhjeve me argumentin se procesi ishte i manipuluar dhe se PD ka publikuar vazhdimisht prova që tregojnë se zgjedhjet nuk i plotësonin standardet kushtetuese. Në ankimin e saj, PD thekson se pavarësisht denoncimeve, organet e drejtësisë nuk kanë reaguar.