Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rregullimi i ndjenjës së urisë dhe ngopjes, roli thelbësor hormoneve në shëndetin tonë
Ruajtja e shëndetit, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë është një synim i zakonshëm për shumë njerëz. Megjithatë, rregullimi i peshës trupore, ndjenjës së urisë dhe ndjenjës së ngopjes ndodh automatikisht, pa ndonjë komandë të vetëdijshme. Ashtu si rrahjet e zemrës, tretja apo frymëmarrja, janë funksione që organizmi ynë i kryen në mënyrë të pavetëdijshme. Hormonet luajnë një rol kyç në këtë proces. Ato janë përgjegjëse për dërgimin e sinjaleve drejt trurit, duke rregulluar urinë dhe ndjesinë e ngopjes. Dy nga hormonët më të njohur në këtë funksion janë grelina dhe leptina, të cilat bashkëveprojnë edhe me hormone të tjera si GLP-1, kortizoli dhe insulina. Si funksionon sistemi i rregullimit të urisë dhe ngopjes? Ky sistem është thelbësor, pasi përcakton se sa ushqim i...