Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Macron: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se asnjë “sulm”, “tentativë aneksimi” apo “zhvendosje e popullsisë” nuk do të pengojë përpjekjet për njohjen e shtetit palestinez. “Momentumi që kemi zhvilluar me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe në të cilin tashmë janë bashkuar disa partnerë, nuk do të ndalet,” u shpreh Macron, duke iu referuar bisedës me udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite. Kreu i Elizesë kritikoi gjithashtu ashpër vendimin e qeverisë amerikane për të mos u dhënë viza anëtarëve të delegacionit palestinez përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e cilësuar “të papranueshëm”. Macron kërkoi revokimin e masës dhe respektimin e dispozitave të marrëveshjes mbi selinë e Organizatës.