Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Denoncimi i fortë i gazetarit: Vetëm dy kandidatë për kreun e BKH-së kaluan testin e së vërtetës, por vijuan garën të gjithë
Gazetari Flamur Vezaj, deklaroi se 5 nga 7 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës. Por, pavarësisht kësaj, ata janë kualifikuar. “Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë. Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj në një intervistë për A2. Sipas tij, “testi i së vërtetës...