Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Leverkusen zgjedh si pasues të Ten Hag trajnerin që çoi Dortmundin në finalen e Champions League
2 Shtator 2025 20:21 Telesport Situatë aspak e zakontë ajo që ka ndodhur me Bayer Leverkusen. Klubi gjerman shkarkoi Erik ten Hag vetëm pas dy javëve të para në kampionat, për rezultate të dobta, 1 barazim dhe një humbje. Të ndodhur në një situatë urgjente, Leverkusen ka nisur kontaktet e para për të gjetur trajnerin e ri. Së pari, “Aspirinat” kontaktuan Xavi-n, por ish-trajneri i Barcelonës i refuzoi duke u shprehur se nuk e mendon tani për tani rikthimin në krye të stolit. Mediat gjermane raportojnë se Leverkusen ka nisur kontaktet me Edin Terzic, ish-trajnerin e Borussia Dortmund, i cili pas largimit nga verdhezinjtë ka qendëruar i “papunë”. Te Dortmund, ai ishte shumë pranë fitimit të Bundesligës, por shanset e tij u shkatërruan në ndeshjen...