Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë fshihet pas vizitës së Altin Dumanit në SHBA, gazetari jep detaje
Gazetari Eni Ferhati komentoi në një studio televizive vizitën zyrtare të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit në SHBA. Sipas Ferhatit, kreu i SPAK është zyrtari i parë shqiptar që viziton DASH-in pas ardhjes në pushtet të administratës së re Trump, një vizitë që ai e konsideron si një shenjë mbështetjeje dhe vlerësimi për punën e insitucionit dhe vetë Dumanit. “Në listën e publikuar të agjendës së disa zyrtarëve të DASH-it është dhe prezenca e zotit Dumani, i cili nuk është hera e parë që viziton administratën amerikane. Unë e shoh këtë si një vijim të mbështetjes amerikane për SPAK-un dhe veçanërisht për zotin Dumani. Ky takim mbart një mesazh të qartë për pozicionin që ka SPAK sot dhe për vetë...