Shqiptarët lanë ‘qimet e kokës’ te piramidat online, gazetari zbulon skemën si u joshën

Shqiptarët lanë ‘qimet e kokës’ te piramidat online, gazetari zbulon skemën si u joshën

Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, detaje nga mënyra si është operuar me skemën piramidale online, përmes platformës TXEX, që dyshohet se i ka zhvatur shqiptarëve miliona lekë. “Kanë qenë disa denoncime në polici, përpos zotit Braçe, nga persona që pretendonin se janë mashtruar në shuma të konsiderueshme parash përmes investimeve në platforma të caktuara, që sipas tyre ju isyte premtuar se do të shtonin fitimet e tyre. Pasi investonin ju premtohej rritja e fitimeve por ju gjenin kleçka për t’i penguar të tërhiqnin fitimet e tyre. Ka pasur edhe nga ata që kanë tërhequr, dhe kjo kam përshtypjen se ka qenë pjesë e skemës së joshjes. Kjo platformë është thuajse e re në qarkullim por...