“Hynë 4.2 milion mjete gjatë sezonit”/ Trafik i rënduar gjatë verës, reagon oficeri i policisë: Kontrolle me radarë…

“Hynë 4.2 milion mjete gjatë sezonit”/ Trafik i rënduar gjatë verës, reagon oficeri i policisë: Kontrolle me radarë…

Gjatë tre muajve të fundit, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 4.2 milion mjete automjete, nga të cilat 2.7 milion me targa të huaja dhe 1.5 milion me targa shqiptare. Kjo shifër e lartë është bërë shkak për rëndimin e trafikut në disa nga akset rrugore të vendit, sidomos gjatë sezonit turistik. Të dhënat u bënë të ditur nga Drejtuesi Akil Kalo, nga Departamenti i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, i cili ishte i ftuar në një emision televiziv. Pë të përballuar këtë situatë, Kalo tha se Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë, duke shtuar patrullimet, kontrollin me radarë, dronë monitorues dhe sinjalistikë paralajmëruese, për të garantuar sigurinë rrugore dhe lëvizjen e kontrolluar të mjeteve.