“Duhet pak korrupsion në familje”/ Nga shef i SHISH te kumari ilegal, USB-ja që zbuloi shkeljet e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ

“Duhet pak korrupsion në familje”/ Nga shef i SHISH te kumari ilegal, USB-ja që zbuloi shkeljet e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ

Një investigim ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit ka zbuluar se si një ish-funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, të cilat i ka kopjuar, por kjo është e ndaluar t’i mbante jashtë detyrës. Të dhënat e klasifikuara që prokurori i çështjes i ka grupuar si  “minitims” janë të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Për këtë arsye veç akuzës së mbajtjes pa leje të municionit Aleksandër Shulla është dorëzuar i akuzuar në gjykatë edhe për krimin e tregtimit të sekretit shtetëror nga personi që është i besuar nga autoritetet. Në dosjen që TCH disponon  përmendet se ish drejtorit të SHISH ju gjet gjatë një kontrolli rutinë një usb me materiale që janë në kundërshtim me...