Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët/ Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore

Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët/ Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore

Ekipet e emergjencave, që punuan në terren në betejën me vatrat e zjarrit në vendin tonë, do të shpërblehen. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. Qindra punonjës morën pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë kësaj vere. Flakët shkaktuan dëme kolosale, si dhe i morën jetën një të moshuari në Gramsh. Top Channel