Skandal në Francë! Gérard Depardieu akuzohet për përdhunim të aktores franceze

Skandal në Francë! Gérard Depardieu akuzohet për përdhunim të aktores franceze

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas akuzave të rënda për përdhunim ndaj aktores Charlotte Arnould. Lajmi u bë i ditur nga Gjykata Penale e Departamentit të Parisit dhe u raportua nga transmetuesi francez BFM TV. Nëse shpallet fajtor, 75-vjeçari rrezikon një dënim deri në 20 vjet burg. Kjo nuk është hera e parë që Depardieu përballet me drejtësinë. Në një proces të mëparshëm, ai u shpall fajtor për sulm seksual dhe u dënua me 18 muaj burg, vendim që aktori e ka apeluar. Rasti i ri lidhet me pretendimet e Arnould, e cila e akuzon aktorin se e ka përdhunuar dy herë në gusht të vitit 2018, në banesën e tij në Paris. Fillimisht, pas një hetimi...