Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Policia aksion në veri të Kosovës, sekuestron armë dhe bluza nacionaliste serbe
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku gjatë kontrolleve janë gjetur armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe. Lajmin e konfirmoi zv/drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas raportimeve, aksioni është është zbuluar brenda një lokali në fshatin Jashanicë të Leposaviqit. “Rreth orës 12 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposaviqit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj”, ka deklaruar Elshani.